Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Gjilani është mposhtur në kryendeshjen e ditës nga Llapi, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 90 minutave ishte 0 me 1, me Shabanin që shënoi golin e vetëm në minutën e 81-të.
Në anën tjetër, Drita ka shkëlqyer përsëri duke triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 1 me 4.
Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e Ardian Nuhiut në “Liman Gegaj”, me Krasniqin, Simonovskin, Kryeziun dhe Ajzerajn që shënuan golat.
Për Malishevën golin e vetëm e realizoi Marc-Olivier në minutën e 21-të.
/GazetaBlic Sport/


