Sporti

Llapi triumfon ndaj Feronikelit 74′, Malisheva barazon me Ferizajn

08/18/2024 19:01
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore në udhëtim në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Llapi ka fituar ndaj Feronikelit 74′ me rezultatin 0:2, me golat e Elvir Gashijanit dhe Ahmed Januzit, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat në këtë sfidë u realizuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Gashijani në minutën e 63’të të ndeshjes, teksa më pas realizoi edhe Januzi, i cili gjeti rrjetën pas 88 minutave.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva barazoi me Ferizajn me rezultatin 1-1.

Golin e parë në këtë duel e shënoi Fatjon Bunjaki në fundin e pjesës së parë – teksa Ferizaj barazoi krejt në fundin e duelit me Redon Sylën.

/GazetaBlic Sport