Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Llapit ka triumfuar bindshëm ndaj Fushë Kosovës dhe i është afruar Ballkanit të vendit të parë në vetëm një pikë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i sfidës ishte 0 me 3, me Namanin, Hysenin dhe Blakçorin që shënuan golat e fitores për të drejtuarit e Tahir Batatinës.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen ndaj Lirisë në sekondat e fundit, 2-1.
/GazetaBlic Sport/