Skuadra e Llapit ka shprehur interesim për mesfushorin e Lirisë, Edmond Likaj.
Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, Tahir Batatina, trajneri i Llapit dëshiron transferimin e mesfushorit të talentuar kosovar dhe palët janë afër marrëveshjes.
Likaj është vetëm 20 vjeçar dhe kishte paraqitje mjaft të mira me Lirinë në pjesën e dytë të sezonit, ku edhe ndihmoi ekipin për inkuadrimin në Superligë.
Gjasat që Likaj të transferohet tek skuadra e Llapit janë të mëdha.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për zyrtarizimin e të ardhmes së futbollistit mjaft të talentuar.
/GazetaBlic Sport


