Skuadra e Batatinës, KF Llapi ka fituar ndaj Ballkanit me rezultatin e thellë 4:1 në ndeshjen e xhiros së 14’të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë në Merdare ishte e qetë, pasi nuk u realizua asnjë gol – por në pjesën e dytë “shpërthyen” golat, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani kaloi fillimisht në avantazh me anë të Nazmi Gripshit pas një ore lojë, megjithatë Llapi u rikthye fuqishëm në lojë.
Për 7 minuta lojë, Llapi shënoi tre herë në portën e Ballkanit, dy herë me Firminon dhe një herë me Sadriun.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vulosi, Kushtrim Shabani, i cili shënoi pas 87 minutave lojë.
Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt, kurse Ballkani ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë.
/GazetaBlic Sport