Llapi do të përballet sot me Buducnost në kuadër të kualifikimeve të Europa Conference League.
Skuadra e Tahir Batatinës do të udhëtojë për në Podgoricë për t’u përballur me skuadrën nga Mali i Zi me fillim nga ora 20:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Buducnost është nënkampione e këtij viti në Mal të Zi pasi përfundoi kampionatin me 67 pikë, tetë më pak se kampioni Sutjeska.
Ndërkohë Llapi edicionin e fundit në Superligën e Kosovës e mbylli në vendin e 4’të me 54 pikë, por duke arritur të fitoi në proces edhe Kupën e Kosovës në finale ndaj Dritës.
Nëse e kalon këtë fazë, Llapi do të ketë punë me fituesin e duelit Breidablik – UE Santa Coloma.
/GazetaBlic Sport/


