Sporti

Llapi nuk njeh aromën e fitores në Superligës, Ulpiana dhe Dukagjini ndajnë pikët në Suharekë

09/25/2021 16:58
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dy takimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1.

E para në epërsi kaloi Drenica me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 12’të të takimit.

Golin e barazimit vendasit e shënuan me anë të Selmanit në minutën e 16’të të takimit.

Llapi mbetet pa fitore as pas kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës, në anën tjetër Drenica rikthehet tek rezultatet pozitive pas humbjes nga Drita.

Në anën tjetër Ulpiana dhe Dukagjini u ndanë me rezultat të barabartë pa gola.

Skuadra nga Lipjani dhe Malisheva dështuan të tundin rrjeta në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/