Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Drenicës ka fituar ndaj Malishevës me rezultatin 1:0, për t’u ngjitur në vendin e parë në tabelë. Ballkani ka barazuar pa gola me Feronikelin, kurse Gjilani ka fituar me përmbysje ndaj Llapit në shtëpi, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica tani ndodhet në vendin e parë me 14 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 13. Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 12 pikë – pasuar nga Malisheva me 11 pikë. Befason Llapi që ndodhet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
Nesër zhvillohen poashtu dy takimet e fundit të kësaj xhiro, Prishtina – Ulpiana dhe Dukagjini – Drita.
Ja renditja tabelare pas ndeshjeve të sotme.



