Sporti

Llapi në epërsi ndaj Prishtinës, Ferizaj gjen golin ndaj Prishtinës së Re, ‘qetë’ tek Drenica – Drita

10/29/2025 13:53
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Llapi është në avantazh ndaj Prishtinës pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Edon Sadriu realizoi në minutën e 40-të, duke i dhënë epërsinë prej 1 me 0 skuadrës së tij.

Në avantazh është edhe Ferizaj ndaj Prishtinës së Re, poashtu me shifrat 1 me 0, kurse ndeshja mes Drenicës dhe Dritës, vazhdon të jetë 0 me 0.

Llapi – Prishtina 1:0 (Edon Sadriu ⚽)

Ferizaj – Prishtina e Re 1:0 (Erion Sadriu)

Drenica – Drita 0:0

/GazetaBlic Sport/