Sporti

Llapi merr tre pikë me rëndësi – mposhtë minimalisht Dritën

04/17/2022 15:54
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Dritës.

Llapi ka arritur të marrë tre pikë pas fitores minimale në shtëpi ndaj Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua në pjesën e parë.

Prince Balde devijoi topin pas harkimit nga Amardu për të dërguar topin në rrjetën e tij.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja u mbyllë me rezultatin 1-0 për Llapin.

/GazetaBlic Sport/