Skuadra e Tahir Batatinës e ka nisur keq sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
KF Llapi ka barazuar në xhiron e parë në Skenderaj (0:0) ndaj Drenicës, teksa dje u mposht bindshëm nga Prishtina, me rezultatin e thellë 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kështu, Llapi është skuadra që nuk ka shënuar gol ende në sezonin e ri në elitën e futbollit vendor.
Tahir Batatina duket se po ka vështirësi edhe këtë edicion me krijimin e një skuadre kompetitive, megjithatë është ende herët dhe gjithçka mund të ndryshojë në vazhdimin e kampionatit.
/GazetaBlic Sport


