Skuadra e Llapit është akomoduar në Podgoricë.
Llapi do të luajë nesër ndaj Buducnostit me fillim nga ora 20:00, në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Para pak çastesh, Llapi ka mbërritur në Podgoricë.
Ja njoftimi i klubit:
“Përshëndetje nga Podgorica
Skuadra ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Podgoricës dhe para pak çastesh është akomoduar në ambientet e Hotel Voco.
Nga ora 20:30, skuadra zhvillon seancën e fundit stërvitore para përballjes së UEFA Conference League, Raundi i Parë Kualifikues, ndaj Buducnost Podgorica”, shkruan klubi i Llapit.
/GazetaBlic Sport


