Llapi kërkon sot përmbysjen e madhe të rezultatit në kualifikueset e Conference League.
Skuadra kosovare humbi në ndeshjen e parë me rezultat 2 me 0 nga Buducnosti, shkruan GazetaBlic Sport.
Të drejtuarit e Tahir Batatinës janë të përgatitur maksimalisht për një rikthim të rezultatit, me takimin që zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pritet një organizim i jashtëzakonshëm i tifozëve në tribuna, me mbi 25 tifo-grupe shqiptare që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kjo edhe pas ofendimeve dhe fyerjeve raciste nga tifozeria malazeze në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, pavarësisht provokimeve në distancë, tifozët malazezë nuk do të udhëtojnë në Kosovë.
/GazetaBlic Sport/


