Sporti

Llapi interesohet për sulmuesin Ahmed Januzi

05/30/2023 20:32
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit do të bëjë ndryshime të mëdha në këtë merkato me shkak përforcimin e ekipit.

KF Llapi nuk kishte sezon të mirë këtë vit dhe ndryshimet e afrimet janë të pashmangshme.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Llapit ka shprehur interesim për sulmuesin e njohur kosovar, Ahmed Januzi.

Januzi i cili është pjesë e Dukagjinit të Klinës pëlqehen nga Llapi dhe mund të bëjë një rikthim në Podujevë në këtë merkato.

Nuk ka lëvizje konkrete mes palëve, por Llapi e ka si synim Januzin në fazën e sulmit.

/GazetaBlic Sport