Sporti

Llapi interesohet për mesfushorin gjeorgjian, Mate Kvirkvia

07/07/2023 17:13
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit po vazhdon punën në merkaton e verës.

Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina është në bisedime me futbollistin nga Gjeorgjia, Mate Kvirkvia.

Kvirkvia luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, por që mund të luajë edhe në pozitat e sulmit.

Gjeorgjiani ka luajtur tek disa skuadra në karrierën e tij, kurse skuadra e tij e fundit ishte Kapaz PFK nga Azerbejxhani.

Nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare mes palëve, por që skuadra e Llapit ka interes për një nënshkrim të mundshëm me Kvirkvia.