Sporti

Llapi interesohet për kapitenin e Shkupit, Hamza Ramani

06/12/2025 17:44
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit duket mjaft aktive në merkaton e verës, pasi kemi parë mjaft largime e afrime deri më tani.

Valmir Veliu, Arbnor Ramadani, Blend Baftiu e Namani janë larguar, teksa kjo nënkupton se faza e mesfushës është më e prekura.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Llapi ka targetuar mesfushorin e Shkupit, Hamza Ramani.

22 vjeçari është kapiten i Shkupit dhe ka luajtur në 30 ndeshje sezonin e kaluar, me paraqitje mjaft të mira.

E pikërisht për këtë arsye, Llapi nuk do ta ketë të lehtë të transferojë lojtarin, pasi ai është kontaktuar edhe nga disa skuadra tjera kosovar.

Mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e Ramanit, e cila momentalisht duket larg Shkupit.

/GazetaBlic Sport