Sporti

Llapi i beson trajnerit kampion, Mehmet Agushi do të udhëheqë ekipin U21

07/05/2023 09:45
nga:Lorik J

Tashmë është zyrtare, nga edicioni 2023/24 në Kosovë do të formohet Liga U-21 në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar dje edhe zyrtarisht se nga 12 gushti i këtij viti do të fillojë kjo ligë me 10 ekipe pjesëmarrëse, pra me skuadrat që janë në Superligë me senior.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se ekipin e Llapit U-21 do ta udhëheqë Mehmet Agushi.

Agushi është trajner perspektiv, teksa sezonin e kaluar u shpall kampion me juniorët e ekipit llapjan.

Drejtuesit e klubit kanë besuar në punën e tij dhe ai pritet të jetë drejtues i ekipit U-21.

/GazetaBlic Sport