Sporti

Llapi fton tifozët për mbështetje në ndeshjen e barazhit: Ju jeni forca jonë, na duheni më shumë se kurrë

05/26/2025 15:48
nga:Lorik J

Llapi do të luajë në barazh me Vushtrrinë të shtunën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 16:00.

Ky ballafaqim do jetë tejet interesant, pasi do vendoset se cila skuadër do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi nëpërmet rrjetit social, Facebook ka kërkuar ndihmën e tifozëve në këtë duel.

Më poshtë keni njoftimin:

“📢 NDESHJE JETIKE PËR KF LLAPI – MBËSHTETJA JUAJ, FORCA JONË! 🤍💙

Të dashur llapjanë,

Ashtu siç tashmë jeni në dijeni, KF Llapi do ta luajë ndeshjen e barazhit për mbetje në Albi Mall Superligë – një sfidë që vjen në fund të njërit prej edicioneve më të vështira dhe larg pritshmërive tona.

⚽️ FC Vushtrria v. KF Llapi
📆 E shtunë, 31 maj 2025
🕓 Ora 16:00
🏟 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Kjo është një përballje ku fitorja është QËLLIMI I VETËM dhe më shumë se kurrë, na nevojitet përkrahja juaj!
Ejani të gjithë në “Fadil Vokrri” dhe bëhuni lojtari ynë i 12-të! Me mbështetjen tuaj të fuqishme të tregojmë që pavarësisht sfidave, Llapi nuk dorëzohet kurrë!

Le ta mbyllim këtë kapitull të vështirë dhe le të nisim hapat për një edicion të ri, më të fortë, më të konsoliduar – me objektiva të qarta: të jemi lart në tabelë – aty ku e meritojmë!

Së bashku për qëndrimin në Superligë!
Së bashku për Llapin!
Për detajet e organizimit do njoftoheni ditëve në vijim!
FORCA LLAPI”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport