Sporti

Llapi fiton ndaj Ferizajit, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

02/07/2022 14:59
nga:E K

Llapi ka shënuar fitore ndaj Ferizajit.

Skuadra e Batatinës ka fituar me rezultat 0-2, dhe ka kaluar në raundin çerekfinal të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë të takimit e realizoi, Shillova në minutën e 31’të të takimit.

Shillova mori pjesë edhe në golin e dytë pasi asistoi për Selmanin në golin e dytë të Llapit që u realizua në minutën e 40’të të takimit.

Llapi u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara për çerekfinale si: Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onix dhe Ulpiana.

Shorti për raundin tjetër hidhet të enjten.

/GazetaBlic Sport/