Skuadra e Llapit ka fituar lehtësisht ndaj Lirisë në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi”.
Llapi fitoi ndaj Lirisë me rezultatin 0-2, duke marrë tre pikë tejet me rëndësi, pas humbjes së Dritës nga Malisheva, shkruan GazetaBlic Sport.
Muhamet Hyseni dhe Hamdi Namani realizuan golat e fitores për Llapin.
Skuadra e Batatinës tani ka 34 pikë në renditjen tabelare, pesë më pak se Ballkani i vendit të parë, e tri më shumë se Drita e vendit të katërt.
Në kryendeshjen e sotme, Ballkani barazoi me Prishtinën pa gola, 0-0.
Ky është gabimi i dytë radhazi i Ballkanit, pasi javën e kaluar u mposht nga Llapi me rezultatin 5-3.
Ballkani mbetet në vendin e parë me 39 pikë, por ka dy ndeshje më pak, teksa Prishtina pozicionohet në vendin e pestë 26 pikë.
/GazetaBlic Sport


