Sporti

Llapi eliminohet nga garat evropiane, Shkupi kalon tutje

07/15/2021 21:54
nga:Lorik J

Skuadra e Shkupit ka shkuar tutje në fazën e dytë të UEFA Conference League.

Shkupi ka mposhtur Llapin me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e sotme e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, por që nuk mjaftoi për ekipin kosovar.

Adem shënoi pas 78 minutave lojë për të gjetur golin e avantazhit për Shkupin, por Drilon Fazliu barazoi gjithçka në minutën e 84’të.

Vlen të theksohet se nga minuta e 75’të, Llapi luajti me 10 lojtarë pasi Emini u ndëshkua me të kuq direkt.

Llapi tani eliminohet nga UEFA Conference League, kurse Shkupi vazhdon tutje.

/GazetaBlic Sport