Skuadra e Llapit e ka nisur mirë stinorin pranveror në futbollin kosovar.
Llapi ka fituar në shtëpi ndaj Ulpianës me rezultatin e pastër 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e duelit përfundoi pa gola dhe me pak raste shënimi.
Në pjesën e dytë, KF Llapi “aktivizoi motorët” dhe shënoi dy gola, që në fund ia sollën tre pikë të rëndësishme.
Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi Alban Shillova pas 53 minutave lojë.
Goli i dytë erdhi dhjetë minuta më vonë, kur Avdulli shënoi në portën e gabuar.
Llapi tani shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt, kurse Ulpiana në vendin e nëntë me 18 pikë.
Vlen të ceket se Llapi sot luajti në stadiumin “Zahir Pajaziti”, i cili tashmë ka marrë formë me barin natyral.
/GazetaBlic Sport