Sporti

Llapi – Dinamo, gjithçka gati për ndeshjen e barazhit

06/06/2026 13:59
nga:Mergim Rreci

Sot në Drenas zhvillohet ndeshja vendimtare e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës për sezonin 2026/27.

Nga ora 16:00, KF Llapi dhe FC Dinamo do të përballen në një duel ku vetëm njëra skuadër do të sigurojë pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar.

Llapi kërkon të ruajë statusin në Superligë pas përfundimit në vendin e tetë, ndërsa Dinamo synon ngjitjen historike në elitë pasi kaloi me sukses Lirinë në barazhin e Ligës së Parë.
Një sfidë me shumë peshë, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar.

/GazetaBlic Sport/