Sot zhvillohet ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Kosovës.
Llapi dhe Malisheva do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim do të luhet me fillim nga ora 13:00, atje ku do të mësohet skuadra e katërt që do të kalojë në gjysmëfinale.
Dje, Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini siguruan një biletë për këtë fazë garash.
/GazetaBlic Sport/


