Sporti

Llapi dhe Gjilani ndajnë pikët në kryendeshjen e javës në Superligë

11/28/2021 15:24
nga:E K

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16’të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Llapit dhe Gjilanit kanë mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy ekipet patën raste të mira shënimi, por asnjëra skuadër nuk arriti të konkretizonte aksionet dhe të dërgonte topin në rrjetën kundërshtare.

Me këtë rezultat Gjilani pozicionohet në vendin e 2’të me 29 pikë, kurse Llapi me 25 pikë renditet e 3’ta në tabelë.

/GazetaBlic Sport/