Sporti

Llapi dhe Drita në fund të tabelës, Dukagjini, Ballkani dhe Drenica po shijojnë kreun

09/25/2025 17:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin e madh ndaj Dritës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Fitore të madhe siguroi edhe skuadra e Dukagjinit, e cila e mposhti Llapin me shifrat 3 me 1.

Me shifra 3 me 1 triumfoi edhe Malisheva ndaj Ferizajt, kurse Drenica mori një fitore dramatike ndaj Gjilanit me rezultat 0 me 1

Ja renditja tabelare pas ndeshjeve të xhiros së 6-të.

/GazetaBlic sport/