Sporti

Llapi dhe Ballkani ndajnë pikët, Malisheva mposht Suharekën

10/06/2024 16:56
nga:E K

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi dhe Ballkani kanë ndarë pikët në ndeshjen derbi të javës së tetë të futbollit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Asnjë nga skuadrat nuk arritën të gjenin golin duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 0-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në anën tjetër Malisheva ka shënuar fitore solide ndaj Suharekës.

Veliu, Bunjaku dhe Hazrollaj realizuan për fitoren e Malishevës teksa për Suharekën golin e vetëm e realizoi, Mevlan Zeka.

/GazetaBlic Sport/