Sporti

Llapi dërgon Kupën e Kosovës te varri i Fadil Vokrrit

05/15/2021 14:50
nga:E K

Skuadra e Llapit e ka fituar Kupën e Kosovës në takimin ndaj Dukagjinit.

Llapjanët që fituan Kupën festuan me të në shumë vende, madje kupa ishte dërguar edhe në xhami.

Por, llapjanët për të nderuar veprën dhe kontributin dhënë për futbollin e Kosovës e dërguan kupën edhe pranë varrit të legjendës, Fadil Vokrrit.

Ku shkruajnë: Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar !