Feronikeli ka arritur fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit.
Skuadra e Feronikelit ka fituar ndaj Llapit me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë për mysafirët e shënoi, Dren Gashi në minutën e 45+2 të takimit.
Në pjesën e dytë në minutën e 63’të të takimit, Prokshi u përkujdes të shënonte për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Kjo është fitorja e parë e Feronikelit në edicionin e ri me të cilën ngjitet në pozitën e 6’të me 3 pikë, kurse skuadra e Batatinës mbetet pa fitore edhe pas xhiros së tretë duke u renditur e 8’ta me 2 pikë të grumbulluara pas dy barazimeve në ndeshjet e para të Superligës së Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


