Sporti

Amir Rrahmani nënshkruan kontratë me të ardhura rekorde me Napolin

01/07/2026 15:08
nga:Mergim Rreci

Eksperti i merkatos, Nicolo Schira njoftoi se Amir Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin.

Qendërmbrojtësi i Kosovës do të fitojë 3.8 milionë euro në vit, që është ndoshta kontrata më e madhe që ai ka pasur në karrierën e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Capology, një burim jozyrtar i pagave të futbollistëve, nga kontrata e tij e mëparshme i fitonte 3.2 milionë euro në sezon. Një burim italian pretendon se Rrahmani ka refuzuar oferta më të larta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Premier League për të qëndruar në Napoli.

/GazetaBlic Sport/