Lajme

Lladrovci vlerëson vizitën e z. Queirós, Përfaqësues i UNDP-së: Miqtë njihen në ditët e vështira

01/14/2026 16:16
nga:Sh R

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësuesin i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në komunën e Drenasit gjatë vërshimeve.

“Gjatë takimit, e informova z. Queirós për shkaqet dhe pasojat e vërshimeve, si dhe për arritjet dhe angazhimin e komunës sonë në tejkalimin e situatës, përfshirë aftësimin e rrugëve, rifillimin e mësimit në shkolla, furnizimin me ujë dhe procesin e vlerësimit të dëmeve”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi prita në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në komunën tonë gjatë vërshimeve, si dhe vizitën e sotme në shenjë gatishmërie për të qenë pranë qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Përvoja dhe ekspertiza e z. Queirós, si dhe e UNDP-së në përgjithësi, organizatë që u gjend krah qytetarëve tanë në momente të vështira, janë veçanërisht për t’u vlerësuar, sidomos gatishmëria për të adresuar prioritetet dhe sfidat kryesore, si furnizimi me ujë, ndotja e mjedisit, trajtimi dhe pastrimi i ujërave të zeza, ndër të tjera.

Gjatë takimit, e informova z. Queirós për shkaqet dhe pasojat e vërshimeve, si dhe për arritjet dhe angazhimin e komunës sonë në tejkalimin e situatës, përfshirë aftësimin e rrugëve, rifillimin e mësimit në shkolla, furnizimin me ujë dhe procesin e vlerësimit të dëmeve.

Faleminderit për vizitën, miqtë njihen në ditët e vështira.