Pas shtyrjes së afatit për shpalljen e vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ka reaguar Ramiz Lladrovci.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se “shtyrja e afatit të vendimit të gjyqit nga Maji e Korriku në Shtator është argument se vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!”.
Ai u shpreh se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, i pret “fitimtarë nga beteja e fundit për Republikën e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në fund të reagimit, Lladrovci përsëriti se pret që ata të kthehen të lirë në Kosovë, duke theksuar se “vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët”.


