Lajme

Lladrovci uron: Qytetarë, miq e dashamirë, kudo jeni, gëzuar Viti i Ri 2024!

12/31/2023 15:38
nga:G B

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar vitin e Ri 2024, duke falënderuar qytetarët e komunës së Drenasit për bashkëpunim, drejtorët dhe stafin e komunës për punën e tyre si dhe të gjithë dashamirët e komunës që kontribuan për një vit me shumë suksese.

Urimi i parë për vitin 2024 shkon për familjet e dëshmorëve dhe martirët e lirisë, për invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kontribuuesit për çlirimin e vendit, shtetformimit e shtetndërtimit, si dhe për heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët që padrejtësisht ndodhen fizikisht larg nesh”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në ditën e fundit të kalendarit të vitit 2023, dua të falënderoj qytetarët e komunës së Drenasit për bashkëpunim, drejtorët dhe stafin e komunës për punën e tyre si dhe të gjithë dashamirët e komunës që kontribuan për një vit me shumë suksese.

Edhe këtë vit, kemi kryer shumë projekte dhe punë në dobi të qytetarëve dhe jemi vlerësuar në nivel nacional ndër komunat e para për performancë. Premtimet tona i bëjmë realitet, me qeverisje demokratike, me transparencë dhe llogaridhënie, me punë efikase dhe zbatimin e parimit të barazisë para ligjit.

Kemi bërë shumë punë gjatë vitit 2023, por, edhe shumë punë na presin në vitin 2024, gjithsesi, do të realizojmë prioritetet e qytetarëve tanë për rritjen e mirëqenies, cilësisë së jetës dhe perspektivës për të jetuar, për të punuar dhe për të investuar në komunën e Drenasit.

Urimi i parë për vitin 2024 shkon për familjet e dëshmorëve dhe martirët e lirisë, për invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kontribuuesit për çlirimin e vendit, shtetformimit e shtetndërtimit, si dhe për heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët që padrejtësisht ndodhen fizikisht larg nesh.

Qoftë viti 2024 vit i mbarë, me suksese për të gjithë qytetarët dhe familjet e komunës së Drenasit, me urimet më të mira për paqe, shëndet dhe lumturi. Qytetarë, miq e dashamirë, kudo jeni, gëzuar Viti i Ri 2024!