Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se edhe sikur kryeministri Albin Kurti, ta shkarkonte Goran Rakiqini, kjo nuk do të kishte më vlerë.
Lladrovci ka shtuar se Kurti nuk po ndëshkon serbët që mohuan ekzistencën e Republikës së Kosovës.
“Tash edhe me dashtë, nuk ka vlerë shkarkimi i Rakiqit. Qysh po shihet, krejt serbët nën ndikim e partisë së Rakiqit po largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ata po bojnë çka po dojnë, ua lejoi Kurti të flasin e të bëjnë çka të duan. Nuk i ndëshkoi ata që e fyen e mohuan ekzistencën e Republikës së Kosovës. Veprimi politik i vonuar, është vendim i gabuar!”, shkruan ai në Facebook.


