Lajme

Lladrovci takohet në Tel Aviv me zyrtarin e MPJ-së izraelite, diskutohet bashkëpunimi komunal

01/29/2026 09:13
nga:Genita C

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Tel Aviv ka zhvilluar një takim miqësor me Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Diplomacisë Civile në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, raporton GazetaBlic.

Sipas Lladrovcit, në takim u diskutuan sfidat me të cilat përballen Izraeli dhe Kosova në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas ngjarjeve të 7 tetorit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel komunal.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim lokal me interes të ndërsjellë dhe me partnerë relevantë izraelitë.