Lajme

Lladrovci pret ambasadoren Stjernvall: Kosova është e bekuar me miqësinë e Finlandës

05/20/2021 20:21
nga:M K

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim në komunë, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall e më pastaj kanë takuar edhe nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune.

Z. Lladrovci ka shkruar se Ambasadoren Stjernvall e njohu me bashkëpunimin e shkëlqyer të nxënësve të shkollave të mesme të Drenasit me nxënësit e shkollave të Finlandës por edhe me vendet tjera të Bashkimit Evropian, komunës së vetme jashtë shteteve të BE-së, që merr pjesë në projektin Euroscola.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Me kënaqësi, prita në takim Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, me të cilën diskutova për të arriturat dhe sfidat e komunës, me theks të veçantë angazhimin dhe të arriturat në fushën e arsimit.

Ambasadoren Stjernvall e njoha me bashkëpunimin e shkëlqyer të nxënësve të shkollave të mesme të Drenasit me nxënësit e shkollave të Finlandës por edhe me vendet tjera të Bashkimit Evropian, komunës së vetme jashtë shteteve të BE-së, që merr pjesë në projektin Euroscola.

Pas pritjes në komunë, në takimin e përbashkët me nxënësit e shkollave të mesme të Drenasit, në Gjimnazin “GJ.K. Skënderbeu”, diskutuam për arsimin si prioritet të komunës.

Ambasadorja Stjernvall foli për vlerat e Bashkimit Evropian si vlera të përbashkëta jo vetëm për vendet anëtare të BE-së por edhe për vendet aspiruese si dhe një debat me pyetje-përgjigje në mes të nxënësve dhe ambasadores.

Së bashku me Ambasadoren vizituam edhe ambientet e shkollës dhe kabinetet e Gjimnazit “GJ.K. Skënderbeu”. Faleminderit Ambasadore! Kosova është e bekuar me miqësinë e vendeve mike si Finlanda!

LEXO EDHE:

Hoxhaj: Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa HashimThaçin