Lajme

Lladrovci: Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet!

11/22/2025 13:31
nga:Y I

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në PDK.

Lladrovci ka thënë se përkundër deklarimeve të tij të qarta, gjendja në Drenas po promovohet normale dhe disfata po paraqitet si fitore.

“Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore.Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt” shkruan Lladrovci raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi.

“Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën” shkruan Lladrovci.

Reagimi i plotë: