Avokati Petrit Lladrovci ka folur për GazetaBlic për dënimet që parasheh Kodi Penal për rastet e vrasjeve brenda familjes, duke theksuar se ato mund të dënohen nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.
Ai ka shpjeguar se dënimi varet nga rrethanat dhe motivet e rastit, përfshirë mënyrën se si ka ndodhur vrasja dhe gjendjen në të cilën është gjendur i dyshuari.
Lladrovci ka përmendur edhe rastet e vrasjeve në gjendje të tronditjes së fortë mendore, ku, sipas tij, Kodi Penal parasheh dënime nga një deri në 10 vjet burgim, varësisht nga rrethanat konkrete të rastit.
Deklarata e plotë:


