Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit dhe anëtar i PDK, ka folur për raportimin e tij me PDK, duke theksuar se ka kërkuar nga Bedri Hamza që të ndërmerren veprime konkrete. Ai ka theksuar se kërkesat e tij për Hamzën shtrihen jo vetëm në nivel qendror, por edhe në nivel lokal.
“Bedri Hamzes i kam kërkuar veprimet energjitike që duhet t’i ketë lideri. Kam kërkuar ta godas këtë qeveri në nivel qendror dhe lokal,” tha Lladrovci.


