Lajme

‘Deklarata e Kurtit për Trump’, Lladrovci: Është dëshmuar se çdo gjë që i ka bërë mirë Amerikës, i ka bërë mirë edhe Kosovës!

05/24/2024 12:12
nga:Y I

Kryetari i komunës së Drenasit i cili vjen nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të dhënë nga kryeministri Kurti se ‘potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me ‘stres dhe ankth’.

Lladrovci tha për “Gazeta Blic” se tupanit të panikut të deritanishëm për Kosovën dhe rajonin e tani edhe për ankth në Evropë nga krerët tanë, është për habi.

“Nuk e kam parë as lexuar këtë deklaratë, por, tupanit të panikut të deritashëm për Kosovën dhe rajonin e tash të bien edhe për ankthe në Evropë, të krijuar nga krerët tanë për rreziqet nga disa fenomene përtej mekanizmave, autorizimeve dhe mundësive tona, është për habi”

Ai tutje u shpreh se në pesë dekadat e fundit është dëshmuar se çdo gjë që i ka bërë mirë Amerikës, i ka bërë mirë edhe Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin Trump.

“Vullneti i qytetarëve amerikan, apo më thjeshtë, pesë dekadat e fundit është dëshmuar se çdo gjë që i ka bërë mirë Amerikës, i ka bërë mirë edhe Kosovës, duke përfshirë edhe Presidentin Trump. Disa shteteve evropiane, është e pritshme që nuk ju pëlqen presidenti Trump, sepse, kanë futur hundët ku nuk e kanë vendin” deklaroi Lladrovci për “Gazeta Blic”.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për raportet jo të mira me të dërguarin e posaçëm të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka deklaruar se do të ishin në sfidë nëse i njëjti siguron një pozicion tjetër të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare në një administratë të re Trump.

/Gazeta Blic/

Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti