Lajme

Lladrovci mbështet Kelmendin pas sulmeve të VV-së: Mos u jep – Forca e ban fuqinë!

05/05/2025 15:13
nga:G B

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar në mbështetje të gazetarit Adriatik Kelmendi, pas sulmeve që VV bëri ndaj tij.

Ai i ka kërkuar Kelmendit të mos praktikojë metodën e etiketimit, ndërsa ka rikthyer frazën e famshme të rezultuar nga Rubikon, se: Forca e ban fuqinë!.

”Përshëndetje Adriatik,

Metodat e huaja të etiketimit dhe fyerjes, të tipit të bijës së grekut, nuk kalojnë. Mos u jep. Forca e ban fuqinë!

Respekt miku im,

Ramizi”.