Lajme

Lladrovci i shpreh ngushëllime familjes Imeri për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre

09/16/2021 16:14
nga:Y I

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Imeri nga Zabeli i Epërm pas vdekjes së vajzës së tyre, raporton Gazeta Blic.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e hershme të Zarife Imerit nga Zabeli i Epërm. Sinqerisht ndaj dhimbjen dhe ngushëlloj familjen Imeri për humbjen e vajzës së tyre. Ngushëllime familjes Imeri, shpirti i saj u prehtë në paqe”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Zarife Imeri, 23 vjeçarja nga Drenasi vdiq dje pas një komplikimi shëndetësor, 48 orë pas marrjes së vaksinës.

Familjarët thanë se 23 vjeçarja nga Drenasi vdiq nga vaksina, Klinika Emergjente thotë se kishte gjakderdhje në bark