Lajme

Lladrovci: Dënim befasues, absurde të dënohen pa faj

05/18/2022 12:24
nga:G B

Ish kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është befasuar për dënimin e Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se shpreson që drejtësia të fitojë në shkallën e dytë të gjykimit, derisa ka shtuar se është absurde të dënohen pasi nuk kanë faj.

Lladrovci ka shkruar në Facebook se ndjen dhimbje për ish krerët e OVL-UÇK-së për këtë padrejtësi.

“Dënim befasues. Shpresoj të fitojë drejtësia në shkallën e dytë të gjykimit, nuk mund ta besoj se ata kishin faj. përgjegjësia bie mbi prokurorinë dhe gjykatën rreth dokumenteve, është absurd të dënohen për fajin, pakujdesinë dhe veprën e të tjerëve. Çlirimtarët vazhdojnë të jenë viktima, për fat të keq…Ndjej dhimbje të thellë për këtë padrejtësi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Gazeta Blic/