Sporti

Kupa e Kosovës: Gjilani – Duakgjini, ndeshja nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit

02/03/2022 16:05
nga:Mergim Rreci

Futbolli në Kosovë kthehet në aksion më ndeshjet e Kupës së Kosovës të cilat do të zhvillohen këtë fundjavë.

Ndeshja kryesore e së tetës së finales pritet të zhvillohet mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 13:00

Gazeta “Enigma” mëson  se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, por pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Arsyeja se pse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në stadiumin kryesor është fusha e renduar.