Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, ditën e sotme ka marr pjesë në promovimin e librave “TË PREMTET”, të autorit Adnan Merovci.
Sadiku thotë se konferencat për shtyp të Presidentit Rugova gjatë periudhës së viteve 90 kanë qenë forma më e mire për të paraqitur qëndrimet e Presidentit për kauzën e Kosovës dhe trojeve shqiptare në kohën e luftrafe në ish Jugusllavi.
Postimi i plotë:
Sot mora pjesë në promovimin e librave “TË PREMTET”, të autorit Adnan Merovci.
Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova gjatë periudhës së viteve 90 kanë qenë forma më e mirë për të paraqitur qëndrimet e Presidentit për kauzën e Kosovës dhe trojeve shqiptare në kohën e luftërave në ish Jugosllavi.
Këto konferenca pasqyronin angazhimin e tij për dialog dhe stabilitet, ku Rugova theksonte rëndësinë e paqes, unitetit dhe dialogut për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Unë kisha nderin të njoh dhe të punoj nga afër me Presidentin Rugova, një njeri i cili i dha popullit të Kosovës një vizion të qartë për shtetin e Kosovës.