Lajme

Haxhiu: Festë që do të duhej të na gëzonte, të na bashkonte, por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur

11/28/2024 09:56
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka uruar festën e 28 nëntorit.

Haxhiu thotë se kjo festë do duhej të na gëzonte dhe të na bashkonte por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur.

“Çmimin e lirisë gjithmonë e kanë paguar atdhetarët!”, ka shkurar ai.

Postimi i plotë:

Urime 28 Nëntorin🇦🇱 Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Festë që do të duhej të na gëzonte, të na bashkonte, por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur.

Çmimin e lirisë gjithmonë e kanë paguar atdhetarët!