Lajme

Bekim Haxhiu merr mbështetje të madhe në Drenicë, Vushtrri, Mitrovicë, Viti e Fushë Kosovë

01/04/2025 15:29
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 109, Bekim Haxhiu, është mirëpritur dhe mbështetur nga qytetarët në takimet e zhvilluara në Drenicë, Vushtrri, Mitrovicës, Viti e Fushë Kosovë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se shpresa e e qytetarëve për ndryshim në të mirë të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër vërehet në çdo takim.

Ndër të tjera ai thotë se është shumë mirënjohës për mbeshtetjen e madhe të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Shpresa e qytetarëve për ndryshim në të mirë të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër vërehet në çdo takim, nga Vitia në Fushë Kosovë, nga Polaci në Barilevë, nga Vushtrria në Mitrovicë dhe Drenicë.

Jam shumë mirënjohës për mbeshtetjen e madhe të qytetarëve.

Me respekt Prof.Bekim Haxhiu-Kamishi, 109!✅
#mamirë #bedrihamza #BekimHaxhiuKamishi109