Lajme

Hashim Thaçi vjen në Kosovë, viziton varrin e babait

03/21/2025 11:16
nga:Sh R

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet aktualisht në Kosovë, Gjykata Speciale i ka lejuar Thaçit ardhjen në Kosovë, për të pamen e babait të tij

Thaçi po e viziton  varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 mars.

Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.