Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Milan Radojiçiq duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.
“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i teroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim”.
“Terroristi Radojciq duhet t’i dorezohet organeve kosovare te drejtesise, si pjese e pashmangshme e berjes se drejtesise per vrasjen e heroit Bunjaku. Nje vend kandidst per ne BE nuk duhet te tolerohet me nje politike te tille”./klankosova
“Komuniteti nderkombetar duhet te mbaje pergjegjes institucionet udheheqese te Serbise, politike dhe sto te sigurise, per nje tendence te tille. Per Kosoven, ne te njejten kohe, eshte e domosdoshme fitorja e betejes diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tone te drejte ne raport me Serbine”.


