Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka thënë se do të hiqen tarifat doganore për importin e makinave elektrike,raporton GazetaBlic.
Hamza tutje shton se do ta subvencionojnë edhe instalimin e statcioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e makinave elektrike.
“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.”, ka shkruar ai.
Gjithashtu ai tha se në qytete do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makina elektrike.
“Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike”, shkroi Hamza.
Postimi i plotë: